|
Vaj Ulliri Organik Ekstra i Virgjer "Shkalla"
Me një eksperiencë 9 vjeçare si dhe me asistencën e donatorëvë të huaj mund të thuhet se Kompania "Shkalla.Shpk" e Shpresa Shkallës në Lunder po ecën me hapa të sigurtë për arritjen e objektivave afat të gjatë. Kompania Shkalla operon ne fushen e prodhimit te vajit te ullirit.
 |
|
Shpresa Shkalla eshte administratore e kompanise Shkalla shpk. Ajo ka nje eksperience 9 vjecare ne fushen e prodhimit te vajit te ullirit bio ekstra te virgjer. Shpresa eshte trajnuar ne disa shtete per prodhimit e vajit bio si ne Amerike. |
Ne fillimet e aktivitetit te saj më 1996 me mbështetjen e GTZ, Shpresa hapi një linjë te vogël përpunimi pajisjet e se cilës i importoi nga Italia. Më pas rritja e sasisë së perpunimit te vajit nga kompania "Shkalla" solli qe kjo kompani të bëjë investime të reja në ambjentin e biznesit. Është e rendësishme të vihet në dukje që në fillim te shtatorit 2005, kompania Shkalla instaloi nje linjë të re perpunimi te vajit te ullirit " MOD PANORAMA 3 TG" me kapacitet 900-1.400kg/për orë ullinjsh e me një vlerë prej 175.000.00 Euro të prodhuar nga kompania Pieralisi, kompani italiane e njohur ne Europë per prodhimin e linjave te tilla.
Kompania bën pjesë në Shoqatën e Prodhuesve të vajit, dhe ka mbështetjen e donatorëve te fuqishëm si SBCA - USAID.
Por çfarë e bën vajin e prodhuar nga kjo kompani të shitshëm dhe cilat janë avantazhet e tij për gjetjen e tregut dhe jashtë kufijve të vëndit? Vaji i ullirit i prodhuar është vaj ekstra i virgjër me një kualitet shumë të lartë, me vlera ushqimore dhe me shumë pak aciditet(rreth 0.2 përqind). Lënda e parë që përdoret është ulliri bio i Farkës, Lundër (fshatra perreth). Janë këto, por mbi të gjitha edhe vlerësimi që ky vaj ka marrë vitin e kaluar, Çmimi Ndërkombëtar: Biol 2005 në konkurimin nga vende në mbarë botën me motivimin:Vaji i Ullirit më i mirë organik ekstra i virgjër
. |