Hyrja

Rreth Nesh

Produktet

Procesi Përfitimet Cmimet

Kontakt

 

Rreth Nesh

Fabrika e prodhimit të vajit të ullirit të firmës "SHKALLA" ndodhet në Lundër 6 km larg qëndrës së Tiranës. Është një biznes familjar. Historia e familjes fillon para 100 vjetësh ku në mullirin e vajit të familjes Ramazan SHKALLA bluheshin ullinjtë e fshatit Farkë. U ndërpre puna me vendosjen e sistemit socialist ku pemët e ullirit u kthyen në pronë shtetërore.

Aktiviteti rinisi më vitin 1996 me mbështetjen e GTZ Gjermane. Linja u ble nga firma PIERALISI Itali me kapacitet 400kg ullinj në orë. Në vitin 2005 bëhen investime të reja duke e zëvendesuar këtë linjë me një linjë moderne "MOD PANORAM 3 TG" me kapacitet 900-1400 kg/orë përsëri nga firma e njohur PERALISI Itali.

Firma SHKALLA prodhon vaj të cilësise së lartë. Që prej vitit 2001 ka filluar certifikimin e prodhimit te ullirit bio. Në vitin 2003 ka filluar exportin në Zvicër. Pjesë e sukseve të firmes ka qënë edhe mbështjeta e projekteve që operojnë në Shqipëri si GTZ Gjermane, SBCA/USAID, SASA/SDC Zvicër.

Në Shqiperi janë ndihmuar nga ALB Invest për të rritur më shumë exsportin.

 

  Faqja shikohet me mire ne versionin e fundit te browserave:   Mozilla Firefox Internet Explorer, Google Chrome

  Ju mund t'ju duhet Adobe Flash Player per te shikuar faqen e plote 

  2010 - Te gjitha te drejtat e rezervuara!                                                                                                                                                                              nga